Haxhi Avdyli njofton se Qeveria Kurti po harton momentalisht planin qeverisës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka thënë sot se momentalisht gjendet në Qeveri të Kosovës, ku edhe kryeministri Albin Kurti me ministra po e harton planin qeverisës, .

Në një shkrim në Facebook, Avdyli ka shkruar se është duke dëgjuar dhe duke dhënë propozime për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

“Duke dëgjuar e diskutuar si dhe duke dhënë propozime të reja për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. #shëndetësi #mirëqenjesociale”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka finalizuar programin Qeverisës.

Kryeministri Albin Kurti tha se një gjë të tillë do ta bëjnë sapo të kthehet nga Brukseli ku edhe qëndroi së bashku me dy zëvendësit e tij.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin. Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, kishte shkruar Kurti në Twitter./GazetaExpress/

 

 

 

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit