11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Haxhi Avdyli për herë të parë e përmend haptas partinë e re me Vjosa Osmanin

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli ka deklaruar sot se bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin mund të krijojnë një parti të re, pas pakënaqësive brenda Lidhjes Demokratike.

Ai ka thënë se ky opsion nuk mund të përjashtohet.

“Të gjitha mundësitë janë të hapura dhe me kohë opinoni do të njoftohet. Nuk hiqet mundësia që të krijohet një organizim i ri”, ka thënë Avdyli.

Megjithatë, kjo sipas tij mund të ndodhë vetëm në rrethana të caktuara.

“Nëse edhe PDK hyn në Qeveri, do të jetë momenti kur nuk ke më çka lufton për parime, sepse shkelet çdo parim”, ka deklaruar Avdyli.

Avdyli jep detaje për krijimin e partisë së re, bashkë me Vjosa Osmanin dhe të tjerët.

“Nëse koalicioni me PDK-në bëhet përkundër vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, atëherë të gjitha mundësitë janë të hapura”, ka thënë ai në Kanal 10.

Ai madje njofton se tashmë janë diskutuar edhe hapat për krijimin e partisë së re, por siç thotë ai, e gjitha kjo varet nga LDK-ja.

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit