20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Haxhi Shala dërgohet në Hagë

Haxhi Shala i njohur ndryshe si komandant “Topi”, është transferuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili tha se arsyeja e transferimit lidhet me dyshimet për pengimin e administrimit të drejtësisë, pengimin e procedurës penale dhe ndikim në dëshmitarë.

“E vërtetë është. Sipas familjarëve dhe që kam qenë në ngjarje edhe më herët, dyshohet për fushatën që e ka nis ZPS-ja ndaj disa personave kinse për pengimin e administrimit të drejtësisë, pengimin e procedurës penale, ndikimi për dëshmitarë e të ngjashme. Është transferu sot”, tha Smakiqi.

Të hënën, familjarët e Shalës konfimuan se ai po intervistohej në zyrat e EULEX-it. /BetimipërDrejtësi

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Lajmet e Fundit