8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Haxhiu: Sylë Hoxha dhe të tjerët do të marrin përgjegjësinë për këtë krim të dytë

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj Kryeprokurorit Sylë Hoxha, i cili deklaroi se nuk do ta marrin parasysh raportin e ekspertëve të pavarurur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.

Postimi i plotë:

Kryeprokurori Sylë Hoxha paska thënë se nuk do ta marrë parasysh, raportin e ekspertëve të pavarur për vdekjen e dhunshme të Astritit në qendrën e paraburgimit në Prizren!

Një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.
Për fatin tonë të keq, Sylë Hoxha dhe Metush Birraj, janë soji i prokurorëve të kapur dhe këta që nga fillimi kanë dëshmuar që nuk janë të interesuar të zbardhin të vërtetën mbi vdekjen e dhunshme të Astritit. Këta kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë vegël e këtij regjimi dhe janë përpjekur në kontaminimin e provave.

Le ta dijnë Sylë Hoxha dhe gjithë të tjerët që janë të përfshirë në tendencën për heshtjen dhe fshehjen e vdekjes së dhunshme të Astritit, se e vërteta mbi vdekjen, do të kuptohet dhe gjithë këta do të marrin përgjegjësinë për këtë krim të dytë!(sic.)/Telegrafi/

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

Lajmet e Fundit