13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Hidhërohet Dacic, ndërpren bisedimet me Thaçin

Ddacic5-20Ivica Dacic ka vendosur që t’i ndërpresë bisedimet me Hashim Thaçin në Bruksel, si shenjë hakmarrjeje ndaj refuzimit të lejes për ta vizituar Kosovën në fillim të fushatës. Hajredin Kuçi thotë është gabim kush mendon t’i ndëpresë bisedimet.

Ivica Dacic ka vendosur që t’i ndërpresë bisedimet me Hashim Thaçin në Bruksel, si shenjë hakmarrjeje ndaj refuzimit të lejes për ta vizituar Kosovën në fillim të fushatës zgjedhore.

Siç raporton gazeta beogradase Politika, përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë kanë thënë se ky refuzim paraqet shkelje brutale të marrëveshjes së Brukselit dhe nesër, me anë të një letre, Dacic do ta informojë Shefen e BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, për zhvillimet e fundit.

“E kam paralajmëruar Brukselin dhe Ambasadorët e QUINT’it se vendimi i Qeverisë në Prishtinë është skandaloz dhe paraqet goditje ndaj procesit paqësor”, ka thënë Dacic.

“Nëse unë si nënshkrues i marrëveshjes së Brukselit dhe përfaqësuesit e Qeverisë që e kanë përkrahur atë dhe kanë punuar për implementimin e saj nuk mund të shkojmë në Kosovë dhe t’u bëjmë ftesë serbëve të dalin në zgjedhjet lokale, kjo shtron pyetjen e arsyeshmërisë të pjesëmarrjes sime të mëtutjeshme në dialog.”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ndërkaq, ka thënë për lajmi.net se është gabim kush mendon t’i ndërpresë bisedimet, në Bruksel.

“Fushata elektorale është për Kosovën, e jo për Serbinë. Pas fushatës, mund të ketë vizita të karakterit ndërshtetëror. Mendoj që është gabim i madh kush mendon t’i ndërpresë bisedimet. Por, pas fushatës bisedimet mund të vazhdojnë”, ka thënë Kuçi.

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Delirium

Lajmet e Fundit