15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Historianët e Deçanit: Isa Boletini në Boletin e jo në Vlorë

Historianët e Deçanit “Ali Hadri” kundërshtojnë që eshtrat e heroit Kombëtar Isa Boletini, të rivarrosen në Vlorë.

“Kryesia e LHK ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, kundërshton ashpër idenë e tillë dhe në të njëjtë kohë i bënë thirrje kryetarit të komisionit Haki Demolli, që ky vendim i turpshëm dhe nënçmues për Isa Boletinin dhe bashkëluftëtarët e tije të tërhoqët menjëherë”, thuhet në komunikatë të historianëve.

Këta historianë e mbështesin kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili bashkë me disa përfaqësues të tjerë në mbledhjen e sotme ka këmbëngulur që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Boletin. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit