15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Hoxha: Rasti Dehari përfundon kur të realizohet kërkesa e familjes për hetim të pavarur

Familja e Astrit Deharit në mars të këtij viti ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën përmes së cilës ajo ka përzgjedhur Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës për të kryer një hetim të pavarur rreth vdekjes së Astrit Deharit. E hetimet lidhur me këtë rast do të përfundojnë vetëm pas realizimit të kërkesës së familjes Dehari për hetim të pavarur.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Dhurata Hoxha. Ajo në një intervistë dhënë lajmi.net, ka thënë se rasti ‘Dehari’ është ende në proces dhe pritet që të përfundojë pas realizimit të kërkesës së familjes për hetimin e pavarur.

“Vendimi i Kuvendit është i qartë, dhe ne do të veprojmë sipas tij. Sipas këtij vendimi, i mundësohet Familjes të angazhojë institucione kredibile nga cilido vend i BE-së apo ShBA-së dhe më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një seance të jashtëzakonshme ka miratuar rezolutën përmes së cilës i është mundësuar familjes Dehari që të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE’së ose SHBA’së për kryerjen e autopsisë së Astrit Deharit.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç,ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

Më Shumë

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit