Hugh Jackman-it i rikthehet kanceri

Hugh JackmanAktori i mirënjohur australian dhe ylli i “Wolverine”, Hugh Jackman, ka njoftuar se ka marrë trajtim kundër kancerit të lëkurës, për të tretën herë me radhë.

Newsbeat raporton se aktori i mirënjohur po trajtohet për karcinomën e qelizave bazale, e cila po e mundon tashmë disa kohë. Përfaqësuesit e tij kanë thënë se aktori tani është në gjendje të mirë.

Ky lloj i kancerit karakterizohet me rritje të ngadalshme dhe lidhet me ekspozimin ndaj diellit. Shumë rrallë është fatal dhe nuk përhapet në vende të tjera të trupit. Jackman fillimisht e kishte vërejtur një njollë në hundë, e që më pas doli të ishte kancer.

Ai bëri një ndërhyrje në muajin nëntor dhe një në maj, ndërsa ka pranuar se shumë shpesh do t’i duhet të bëjë ndërhyrje të tilla, për shkak të natyrës së sëmundjes.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit