27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Huliganët rrezikojnë jetën e nxënësve në Prizren

rrahje  rrahjeeeeHuliganët kanë shpeshtuar vizitat e tyre nëpër shkollat e Prizrenit. Ata janë bërë rreziku më i madh i nxënësve. Gjatë një aksioni të policisë, përveç, thikave e shufrave të hekurit nëpër shkolla, janë konfiskuar edhe armë.

Prindërit frikësohen se jeta e fëmijëve të tyre nuk është e sigurt në shkolla. Ata kërkojnë nga organet kompetente që të marrin masa dhe t’i sigurojnë nxënësit në shkolla.

Hasan Krasniqi thotë se gjetja e thikave dhe armëve në shkolla është shqetësuese për jetën e fëmijëve të tyre. Ai tregon se prej se ka dëgjuar se nëpër shkolla janë konfiskuar thika dhe armë, është detyruar që të dërgojë dhe presë fëmijën e tij, deri në përfundim të orarit mësimor.

“ Është bërë zor me dërgu edhe fëmijën në shkollë. S’ka kokërr sigurie. Mjerë na ku po i shkollojmë fëmijët”, shprehet Krasniqi për “PrizrenPress”.

Ai tregon se është shumë i shqetësuar me gjendjen e keqe që është krijuar nëpër shkollat e Prizrenit. Sipas tij, konfiskimi i thikave dhe armëve nëpër shkolla tregon se jeta e nxënësve nuk është e sigurt.

“Kërkoj nga institucionet kompetente që ta marrin seriozisht këtë rrezik të nxënësve”, shprehet Krasniqi.

Ai fton edhe prindërit që të mos rrinë duarkryq.

”Prindërit duhet me kërku më shumë siguri nga institucionet për fëmijët e tyre. Nëse është nevoja duhet edhe me protestu…”.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, thotë se nuk është alarmante gjendja nëpër shkolla. Sipas tij, aksioni i policisë ka pasur për qëllim pikërisht sigurimin e nxënësve në shkollë.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, premton se aksione të kontrollimit të gjendjes nëpër shkolla, do të merren edhe në të ardhmen.

“Aksione të tilla do të ketë edhe në të ardhmen,sepse synojmë t’i ofrojmë siguri të gjithë nxënësve” , premton Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia po e heton vdekjen e 40-vjeçarit që u rrokullis me traktor dje në Bresanë të Dragashit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Bresanë të Dragashit ku një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti teksa...

Liria përballet me Suharekën në ndeshje miqësore në Prizren

FC Liria do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj FC Suharekës sot (e enjte), në orën 18:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Takimi vjen...

Lajmet e Fundit