7.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Hynë hajdutët për ti vjedhur shtëpinë e gjyshes, 12 vjeçari vret njërin prej tyre

Një djalë 12-vjeçar qëlloi me armë dhe vrau njërin prej hajdutëve të maskuar që ishin futur në shtëpinë e gjyshes së tij të shtunën në mbrëmje, në Goldsboro, Karolinën e Veriut.

Dy hajdutët i kërkuan 73-vjeçares, Linda Ellis, para dhe më pas e qëlluan, tha policia. Por i mituri qëlloi në drejtim të tyre me armë, për vetëmbrojtje, sipas autoriteteve, dhe hajdutët u larguan.

Njëri prej tyre, një 19-vjeçar me emrin Khalil Herring, u arrestua pranë shtëpisë së Ellis, pasi kishte marrë plagë në trup. Më vonë, ai ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa gjyshja është jashtë rrezikut për jetën. Polica tha se nuk pritet që ndaj të miturit të ngrihen akuza, ndërsa nuk dha informacione mbi hajdutin tjetër të përfshirë në ngjarje.

 

Më Shumë

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Ndahet nga jeta Kurtali Mustafa, punëtor i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash

Kurtali (Sulejman) Mustafa, punëtor shumëvjeçar i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash, ka ndërruar jetë. Ai u shqua për përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbimin...

Lajmet e Fundit