I mituri sulmoi babanë e tij në Rahovec

Një i mitur ka shkaktuar probleme dhe ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 12.11.2020 rreth orës 19:10, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari djali i tij i mitur shkakton probleme dhe e ka sulmuar fizikisht. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Lajmet e Fundit