11.1 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

IKD angazhon vëzhgues në të gjitha komunat e Kosovës, përveç në veri

IKD-logoInstituti i Kosovës për Drejtësi ka angazhuar vëzhgues të cilët do të jenë në lëvizje nga njëra qendër e votimit në tjetrën duke mbuluar të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, me përjashtim të komunave në veri në kufi me Serbinë. Vëzhgimet e IKD-së do të ndërlidhen me vetëm me rastet të cilat bijnë në sferën penale, përkatësisht me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

“Gjatë kësaj dite, varësisht nga rrjedha e ngjarjeve dhe nevoja, IKD do të lëshoj komunikata për media dhe do të ftojë sipas nevojës edhe konferenca për media, të cilat do të ishin me interes për informim të publikut të gjerë”, thuhet në një komunikatë  të IKD-së, të lëshuar për media.

IKD shpreson se këto aktivitete do të kontribuojnë në angazhim efektiv dhe profesional të organeve të drejtësisë në ndjekjen e çdo vepre penale e cila do të dëmtonte procesin zgjedhor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren shënohet 105-vjetori i krijimit të shtetit turk

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, kanë uruar komunitetin turk në Kosovë me rastin e 105-vjetorit të Turqisë. Ndërkaq,...

Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian të xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Kampionia jonë olimpike mundi në...

Lajmet e Fundit