12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Infermierja nga Prizreni i gjen disa të holla, i dorzon në polici

 

Një qytetare nga Prizreni, K.T, infermiere në qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi” në Prizren ka gjetur një shumë të caktuar të hollave.

Sipas Policisë në Prizren, ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë.

“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor Prizren Veri në fshati Lubizhd të Prizrenit dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet nga policia.0

Më Shumë

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Lajmet e Fundit