7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Inicohen raste ndaj 5 pronarëve në Prizren, rihapën lokalet pasi ua mbylli Inspektorati

Policia e Kosovës ka iniciuar raste ndaj 5 pronarëve në Prizren, të cilët kishin rihapur lokalet pas vendimit të inspektorëve komunalë për t’i mbyllur.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se katër raste janë iniciuar ndaj pronareve femra dhe një ndaj pronarit mashkull.

Ngjarjet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 13:00, raporton PrizrenPress.

Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:

HEQJA APO DËMTIMI I VULAVE ZYRTARE OSE I SHENJAVE

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarës femër kosovare pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin i cili ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarës femër kosovare, pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 1 6.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj te dyshuarës femër kosovare, pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarës femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë, pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pronar i lokalit hotelier për shkak se e kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Apeli refuzon ankesat – në paraburgim mbetet djali i Nait Hasanit dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e votave në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj Art Hasani, djalit...

Lajmet e Fundit