3.4 C
Prizren
E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Investimi në arsim garanton cilësi, thonë zyrtarët

Shkolla-nxenesitMinistria e Arsimit, në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), po organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Ekonominë e Arsimit në Kosovë – “Ecim tutje – Arsimimi për Zhvillim Ekonomik”.

Rritja e cilësisë së arsimit dhe përshtatja e kurrikulave me nevojat e tregut të punës, janë çështjet kryesore, të cilat po diskutohen në konferencën dy ditore.

Në Konferencën Ndërkombëtare për Ekonominë e Arsimit në Kosovë, e para në rajon, po diskutohet për konceptet më relevante akademike të ekonomisë së arsimit si dhe shqyrtohen sfidat në sektorin e arsimit dhe tregun e punës në Kosovë.

Në hapje të konferencës, Ministri i Arsimit, Ramë Buja, tha se kjo ngjarje po ndodh pas arritjeve të rezultateve të shumta në zhvillimin e reformave të legjislacionit dhe infrastrukturës shkollore, raporton RTK. Gjithashtu janë identifikuar nevoja të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit, tha Buja.

“Kosova është një vend i vogël dhe me buxhet jo të mjaftueshëm për investim në arsim për aq sa do të duhej. Mirëpo, me burimet që kemi, si vend me popullsinë më të re në Evropë, ne mund të themi se kemi një pasuri e cila duhet të përgatitet profesionalisht për kërkesat në rritje nga sektori i biznesit, të cilën nëse nuk mund ta menaxhojmë dhe ta përgatisim mirë për të ardhmen, mund të na shndërrohet në sfidë serioze”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Peter Blomeyer, tha se qasja universale në arsimin fillor është një nga synimet e zhvillimeve të mijëvjeçarit. Arsimimi cilësor është çështje kyçe për zhvillimin ekonomik dhe për rritjen ekonomike, tha Blomajer, duke theksuar se arsimimi i brezave të ardhshëm nënkupton investim.

“Sot Kosova e gjen veten në një situatë të veçantë, papunësia rritet veçanërisht në mesin e të rinjve dhe ne po diskutojmë sa i përket emigrimit për shkaqe ekonomike, që po e dobëson edhe më tej këtë shtet të ri. Tani është koha për të reflektuar se si t’u ofrohen atyre mundësitë dhe stimulimi që të qëndrojnë këtu dhe të kenë perspektivë në shtetin e tyre”.

Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, tha se investimet në arsim garantojnë cilësi të fuqisë së ardhshme punëtore si dhe rritje të shpejtë e të qëndrueshme ekonomike.

Në konferencë, punimet e së cilës do të zgjasin edhe nesër, po marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe vendeve të rajonit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit, udhëheqës të institucioneve të arsimit publik e privat, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të arsimit nga vende të ndryshme të botës.

Më Shumë

57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 39 me dëme...

Prevalla është përfshirë nga reshje të dendura bore

Prevalla është përfshirë nga reshje të dendura bore. Qarkullimi i automjeteve nga Brezovica në Prevallë është vështirësuar dhe bëhet apel që të mos udhëtohet pa...

Vjeshtë

Patatja e Bosforit

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit