4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Irinej në Prizren: Nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës, Jerusalemin tonë

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irinej, dje ka qëndruar në Prizren e Rahovec dhe në këto dy vende në fjalimet e veta shumë politike nuk i ka fshehur qëllimet dhe qëndrimet e institucionit fetar që e udhëheq për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Ajo që po dëgjojmë për njëfarë ndarjeje, për njëfarë kompromisi, këtë populli serb nuk do të mundë ta pranojë kurrë, në veçanti nuk do të mundë ta pranojë populli serb në Kosovë. Më e keqja, më fatalja do të ishte që ne të heqim dorë nga ajo, që dikujt t’ia falim atë. Burri i mençur nuk ia fal askujt kulmin e vet, shtëpinë e vet, dhe Kosova është shtëpia e popullit serb”, citon kossev të ketë thënë Irinej.

Mesazhe të tilla patriarku dha edhe nga Rahoveci:

“Nuk është hera e parë që po luftojmë e ta ruajmë Kosovën. E vërtetë, janë ngritur në këmbë shumë fuqi, të fortit e kësaj bote, por mos të harrohet se Zoti është më i fuqishëm se të gjithë. Zoti do ta gjejë rrugën dhe mënyrën për të na e ruajtur Kosovën e shenjtë dhe shenjtoret në Kosovë, por vetëm nëse jemi të denjë për ndihmën dhe mëshirën e tij”, ka thënë Irinej.

Besimtarët në Rahovec i ka porositur:

“E di se keni të vështirë, por dijeni se nuk jeni të vetëm, populli serb mendon për ju, e dimë në ç’kushte jetoni. Por për Kosovën ia vlen të jetohet, ia vlen edhe vuajtja, ashtu siç na kanë treguar paraardhësit tanë. Kosova është Jerusalemi ynë për të cilin paraardhësit tanë kanë derdhur gjak dhe kanë dhënë shumë jetë për ta ruajtur”.

Më Shumë

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit