Qenët e bariut mbysin ujkun në Dragash

Patrulla policore derisa ishte në pikë kontrolli kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit në fshatin Mlik të Dragashit, dhe menjëherë kanë reaguar duke takuar një bari, i cili po ruante delet dhe në momentin kur i rrezikohet kopeja prej ujqërve ka shtëne dy herë në drejtim të ujkut.

Gjatë verifikimit dhe kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole kalibrit 7.65 mm, pa fishek.Gjithashtu, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një ujk të mbytur nga qenët e bariut. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt./

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit