18.7 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Ironizon Krasniqi: Fajin e ka opozita?!

Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ironizuar duke e quajtur fajtore opozitën për të gjitha të këqijat në vend.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i vetmi problem në këtë vend është opozita.

Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit në Facebook:

Në botën demokratike ekziston një oponencë e fuqishme e pushtetit dhe ajo opozitë përbëhet nga: shoqëria civile, mediat dhe intelektualet e pavarur të cilët me angazhimin dhe kontributin e tyre ndihmojnë në ndryshimin e pushteteve.

Tek ne, ku zhvillimit të demokracisë është i “nivelit” të “lart”, nuk kemi probleme me partitë që kanë kapur pushtetin dhe e kanë bërë Kosovën një “Kopsht me lule”, në të cilin kopsht pa asnjë “arsye” nuk deshën të jetojnë mbi 100.000 qytetarë të saj?!

Në ketë “Kopsht me Lule”, po lulëzon ekonomia, po lulëzon demokracia e shteti i se drejtës, arsimi e shëndetësia janë “shembull” edhe për vendet më të zhvilluara të Botës sonë, të papunë nuk kemi, privatizimin e kemi bërë fet e fet?!

I vetmi problem i vendit të quajtur, “Kopshtit me Lule” është opozita. Prandaj Urra o burra t’i biem kësaj “kuçedre” që po na e “rrënon” të sotshmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë?!

Se, sikur mos të ishte opozita ne, qytetarët e “Kopshtit me Lule” do t’i kishim edhe “malet me qumësht e mjaltë”. Ah, kjo opozita, veç të tjerave na “solli” edhe Gjykatën Speciale?!

Pa opozitën, shkurt e shqip do të ishim rehat, rehat. Qeveritarëve nuk do t’ju prishej as “tymi i duhanit”?! Te cilët lum si na që i kemi?! Rujna o Zot?!

Dhe atëherë i gjithë kombi do të thoshte: Lum si na që s’na duhet mendimi ndryshe e as të qeverisurit ndryshe?!

A thua ne që jetojmë në “Kopshtin me Lule”, na duhet vetëm “demokracia” e njëmendësisë?!

Më Shumë

Prizreni ndan rrugët me trajnerin Samuel Nikaj

Prizreni ka ndarë rrugët me trajnerin Samuel Nikaj, duke e falënderuar me mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në historinë e...

Ujësjellësi për Dragashin dhe 15 fshatra drejt përfundimit – Projekt historik për komunën

Një ndër projektet më të mëdha të pasluftës në komunën e Dragashit po i afrohet përfundimit. Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka bërë të...

Lajmet e Fundit