Ish anëtarë të LDK-së në Malishevë, aderojnë në PDK

PDK-fushatPartia Demokratike e Kosovës në Malishevë ka njoftuar përmes një komunikate se kanë aderuar mbi 200 anëtarë të rinj nga partitë tjera, kryesisht nga LDK-ja.

“Rreth 150 anëtar të rinj, nga partitë tjera, kryesisht nga LDK-ja, kanë aderuar në PDK, duke i dhënë edhe një mbështetje edhe më të madhe, siç thanë edhe vet të aderuarit, punës dhe angazhimit të Kilajt dhe PDK-së për Malishevën.

Por aderimi nga subjektet tjera dhe anëtarësimi i votuesve të rinj në PDK, ka vazhduar deri në mesditën e së shtunës, ku PDK-së, i janë bashkuar edhe 60 anëtar të tjerë, dhe kështu numri i anëtarëve të rinj të PDK-së, vetëm të shtunën, është shtuar në mbi 200 anëtar”.

Të aderuarit e sotëm, kryesisht ishin nga Drenoci (lagja e Grantëve), Temeqina dhe Garaqeva, të gjithë ish anëtar të LDK-së dhe subjekteve tjera. Anëtarësime të reja, ka pasur thuajse nga të gjitha fshatrat e Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit