9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Ish-drejtori i Arsimit në Malishevë mohon shpërdorimin e detyrës

Ish-drejtori i Arsimit në Malishevë tha në gjykatë se nuk kreu shpërdorim detyre në lidhje me një tender për rrethimin e oborrit të një shkolle.

Blerim Thaçi, ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Malishevës që akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dha mbrojtjen e tij para trupit gjykues.

Gjatë paraqitjes së mbrojtjes ish-drejtori Thaçi mohoi se shpërdoroi detyrën.

Thaçi tregoi në gjykatë se tenderi për rrethojën e oborrit të gjimnazit “Hamdi Berisha” për të cilin akuzohet nuk lidhej me punën e tij.

“I vetmi dokument që kam nxjerrë për këtë çështje është kërkesa që u kam drejtu kryetarit të komunës për realizimin e rrethojës së shkollës, absolutisht asnjë tjetër dokument nga unë nuk është nxjerrë”, tha Thaçi.

Blerim Thaçi më tutje rrëfeu se nuk kishte qasje në procedurën e tenderit për rrethimin e oborrit të gjimnazit.

“Për procedurat e prokurimit nuk kam pasur qasje dhe nuk kam njohuri se kur kanë përfundu ” tha Thaçi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Blerim Thaçi në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Malishevë ka dhënë urdhër që të kryhen “punimet e rrethojës së Gjimnazit “Hamdi Berisha” në mars të vitit 2014, gjersa fituesi i tenderit është shpallur tek më 10 prill 2014 në vebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik pranë Kuvendit Komunal në Malishevë”. /Kallxo.com/

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

Lajmet e Fundit