7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ish të burgosurit politikë do të kompensohen minimalisht

Hydajet HyseniIsh të burgosurit politikë janë në pritje të një vendimi përfundimtar të Qeverisë për kompensim me mjete materiale. Kryetar i Komisionit ndërqeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, Hydajet Hyseni gjatë një interviste për Tribunën ka thënë se organi që ai e drejton ka kryer punën e vetë, dhe se tash, sipas tij, gjithçka është në dorën e ekzekutivit. “Vendimin përfundimtar për këtë çështje e merr Qeveria.

Komisioni mund vetëm të bëjë një propozim dhe në këtë drejtim komisioni e ka kryer punën e tij në bazë të dispozitave në fuqi”, ka thënë Hyseni. Ai ka shpjeguar se si komisioni ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente për çështjen e përcaktimit të shumës së kompensimin.

”Ne kemi qenë në konsultim të vazhdueshëm edhe me Qeverinë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ky është përfundim i përbashkët se buxheti mund të përballoj këtë kërkesë”, ka thënë Hyseni. Si drejtues edhe i Shoqatës së ish të burgosurve politik ka pasur edhe vërejtje për formë se ligji i trajton këto palë kur bëhet fjalë te kompensimi. Ai ka thënë se nuk është e njëjtë vlerësimi për dënime politike me vepra tjera të dënuara padrejtësisht siç precizohet në ligjin aktual.

“Është minimalja, do të thotë aq sa dënohet dikush për çfarëdo vepre dhe që vlerësohet se është dënuar pa të drejtë do të kompensohet, ndërsa e njëjta parashihet edhe për ish të dënuarit politikë. Unë besoj se objektivisht kjo është padrejtësi ndaj ish të burgosurve politikë sepse nuk mund të krahasohet burgu politik me tortura, anë e kënd Jugosllavisë së atëhershme me vendime tjera, por megjithatë kështu e thotë ligji”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, Hyseni, gjatë kësaj interviste ka folur edhe për formën se si ka shkuar procesi i aplikimit dhe regjistrimit të ish të burgosurve. “Është organizuar një fushatë e evidentimit të të burgosurve me një projekt në bashkëpunim me “Caritasin” italian. Në bazë të kësaj, janë bërë edhe disa përllogaritje preliminare, ndërsa më vonë pastaj është vendosur që të nisë procesi i aplikimit dhe realizimit.

Në këtë rast janë ftuar ish të burgosurit politikë që të aplikojnë. Ky numër është rritur dhe kjo natyrisht ka ndodhur sepse janë bindur se kjo po realizohet. Megjithatë, është në suazat e asaj që ishte vlerësuar në fillim se është e përballueshme për buxhetin e Kosovës”, ka vlerësuar Hyseni.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit