Partitë gjobiten me 122 mijë euro

Partite-afishetPartitë politike që marrin pjesë në garën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit deri më tash kanë parashtruar plot 158 ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të shënuara gjatë fushatës elektorale.

Ajo që më së shumti ka depozituar ankesa për shkelje të rregullave të “lojës” nga partitë politike është Lëvizja “Vetëvendosje” me gjithsejtë 58 ankesa, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 44 ankesa, Partia Demokratike e Kosovës me 28 ankesa, pastaj Partia e Ashkalive për Integrim ka parashtruar 10 ankesa, Aleanca Kosova e Re me vetëm 5 ankesa ndërkaq Partia Liberale Serbe (SLS), ka dorëzuar 6 ankesa etj, shkruan “Zëri”.

158 ankesa të partive politike

Ankesat e partive politike që garojnë në zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel, kryesisht kanë të bëjnë me grisje të afisheve të kandidatëve për kryetar të komunave.

Derisa na ndajnë vetëm edhe pesë ditë nga dita kur do të mbahen zgjedhjet komunale, Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-it) i ka konfirmuar gazetës “Zëri” se nga fillimi i fushatës elektorale e deri më tash paneli ka pranuar 35 apele dhe 158 ankesa me gjithsej 193 parashtresa qe lidhen me procesin zgjedhor të 3 nëntorit.

Sipas tij, nga 158 ankesa sa janë paraqitur, 53 sosh janë miratuar, ndërkaq janë refuzuar 42 të tjera , kurse 52 të tjera janë tërhequr, derisa 2 ankesa i janë dërguar Këshillit të Pavarur të Mediave.

Ai ka njoftuar se nga 35 apelet sa janë dorëzuar, vetëm 2 janë miratuar, 4 tjera janë refuzuar, ndërkaq janë hedhur poshtë si të palejuara 28 apele.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit