Ismail Kadare nominohet për Çmimin e Letërsisë nga BERZH

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe vepra e tij “Kamarja e Turpit” është përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë.

Çmimi do të jepet nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe në short-listën prej 6 shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, si shkrimtari Orhan Pamuk. Ceremonia e ndarjes se çmimit do të mbahet më 10 prill, ndërsa kjo është hera e parë që BERZH shpall për herë të parë nominimet për çmimet në letërsi, shkruan gazeta shqiptare.

Çmimi do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove. Vepra “Kamarja e Turpit” është shkruar rreth 40 vite më parë në gjuhën shqipe, si një parodi mbi diktaturën komuniste dhe ëhstë përkthyer vitin e kaluar edhe në gjuhën angleze

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit