0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Ismet Temaj, zgjedhet rektor i UPZ-së

Ismet Temaj, profesor i matematikës është zgjedhur sot rektor i Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, por ligjshmërinë e procesit e ka kontestuar Artan Nimani, anëtari i Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Zgjedhja e tij është bërë në rrethin e dytë të votimit, në Këshillin Drejtues të Universitetit, ku Temaj mori 4 vota, ndërsa rektori aktual Ramë Vataj, asnjë votë, pasi tre nga anëtarët e KD nuk morën pjesë në këtë rreth votues.

Në konkurrencë kanë qenë 4 kandidatë: Ramë Vataj, Ismet Temaj, Bekim Berisha dhe Shkëlqim Millaku.

Kryetari i KD të Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Bedri Muhadri ka thënë për “Gazeta e Prizrenit.net” se procesi ka qenë i rregullt, pasi intervistimi i kandidatëve është bërë në bazë të dinamikes dhe  të gjithë morën pjesë në intervistë duke shpalosur programet e tyre, të cilat dëshmuan se ky universitet ka perspektivë.

 “Ka qenë një garë e dinitetshme. Kemi respektuar statutin. Fillimisht jemi marrë vesh që në rastin e votimit nuk do të bëhet pauzë midis rretheve votuese, por ndonjë pauze të vogël për relaks. Për këtë kemi shkuar në votim pa ndonjë pauzë, por në rrethin e dytë votues nuk morën pjesë tre anëtarë të KD-së”, ka thënë ai.

Në rrethin e parë ishte ku rezultat: për Vatajn ishin 3 vota, Temajn  4, derisa Berisha e Millaku nuk morën asnjë votë.

Pasi asnjëri i konkurrentëve nuk mori 2/3 e votave të nevojshme u dashtë të zhvillohet edhe rrethi i dytë, që rezultoi me fitoren e Temajt, për një mandat 4 vjeçar.

Në mbledhjen në të cilën u bë intervistimi, ndër tjerë si vëzhgues ishin edhe përfaqësuesi i studentëve si dhe ai MASHT-it.

Më Shumë

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna...

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Lajmet e Fundit