19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Dy mjekë të Spitalit të Prizrenit, pranojnë fajësinë se kanë marrë ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, e ka kthyer mbrapa marrëveshjen për pranimin e fajësisë që dy mjekët e akuzuar për marrje të ryshfetit, Gazmend Sylejmani dhe Urim Skeraj, kishin lidhur me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Derisa pritej që të martën të mbahej shqyrtimi i dytë në këtë rast penal, palët në procedurë kanë paraqitur në gjykatë marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Gjatë seancës për shqyrtimin e marrëveshjes, të akuzuarit kanë pranuar fajësinë sipas aktakuzës dhe marrëveshjes për pranimin e fajësisë, duke deklaruar se marrëveshjen e kanë lidhur me vullnet të plotë dhe pa presion.

Prokurori i rastit, Genc Nixha dhe mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Hazër Susuri dhe Elvane Gjini, kanë deklaruar se marrëveshja e arritur është vullnet i palëve në procedurë dhe se është arritur duke u bazuar në Kodin e Procedurë Penale, andaj kanë propozuar që e njëjta të pranohet nga gjykata dhe të bëhet pjesë e shkresave të lëndës.

20180522_144019

Mirëpo, gjykatësja Ajser Skenderi ka njoftuar palët në procedurë se vepra penale me të cilën ngarkohen të akuzuarit, parasheh dënim me burgim dhe me gjobë, ndërsa në marrëveshje është paraparë vetëm dënimi me burgim prej 5 muajsh.

Andaj, duke u bazuar në këtë rrethanë, gjykatësja ka vendosur që marrëveshjen ta kthejë në plotësim duke u dhënë afat palëve që deri më 25 maj 2018, në ora 09:30, ta negociojnë edhe dënimin me gjobë dhe më pas do të vendoset për pranimin apo jo të marrëveshjes.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën të akuzuarit Gazmend Sylejmani dhe Urim Skeraj, në cilësinë e mjekëve gjinekologë, në Spitalin e Prizrenit, akuzohen se më 5 janar 2017, duke hyrë në operacion për të operuar një paciente, kanë marrë ryshfet nga bashkëshorti i saj për të kryer detyrën e tyre.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Gazmend Sylejmani i ka marrë nga bashkëshorti i pacientes shumën e parave prej 20 euro, ndërsa i akuzuari Urim Skeraj ka marrë shumën e parave prej 10 euro, të cilat para u ishin gjetur atyre gjatë bastisjes nga policia./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit