6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Izraeli bombardon kompleksin e armëve në Siri, vriten edhe 12 civil

Mediat siriane kanë raportuar se avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar me raketa një qendër ushtarake siriane pranë kryeqytetit, Damask.

Në një deklaratë të ushtrisë siriane u tha se sistemet e mbrojtjes ajrore bllokuan shumicën e raketave, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Nga raportimet prej terrenit mësohet se depot e municioneve në Jamraya u goditën. Kjo është edhe vendndodhja e një objekti shkencor, ku Perëndimi dyshon se janë prodhuar armët kimike.

Në raport thuhet se gjatë bombardimeve izraelite janë vrarë dhe 12 civil.

Izraeli, i cili ka pranuar se ka kryer të paktën 100 sulme klandestine në Siri që nga viti 2011, nuk pranoi të komentojë ngjarjen.

Shumë nga sulmet izraelite besohet se kanë pasur për qëllim parandalimin e transferimit të armëve të avancuara në lëvizjen libaneze të Hezbollahut.

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit