Aksident në Prizren, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, ku një veturë e llojit “ Mercedes” nga shpejtësia e madhe kishte humbur kontrollin ku për pasojë është rrokullisur dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Mësohet se në veturë ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në një nga qendrat shëndetësore në Prizren.

Në vendngjarje përveç ekipeve mjekësore, kanë dalë edhe policia dhe ekipet e KEDS-it, ku këto të fundit menjëherë kanë rregulluar shtyllën elektrike e cila ishte dëmtuar nga goditja e veturës, trasnmeton kp.

Policia tashmë ka filluar procedurat e saj për hetimin e rastit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme.

Më Shumë

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit