8.4 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Ja çfarë thonë dëshmitarët për rrahjen e të burgosurit nga gardianët në burgun e Prizrenit

(I plotësuar)-Të burgosurit e burgut të Prizrenit kanë theksuar për Indeksonline, se janë të gatshëm të dëshmojnë si dëshmitarë edhe para autoriteteve të Drejtësisë në lidhje me rastin e ndodhur sot në këtë qendër.

Sipas këtyre dëshmitarëve, i burgosuri në fjalë ishte duke ngrënë bukë teksa gardianët kanë ardhur dhe kanë përdorur dhunë fizike në drejtim të tij, shkruan Indeksonline.

Ata kundërshtojnë faktin se ai ishte i pari që ka sulmuar stafin e burgut, duke theksuar se janë të gatshëm që në çfarëdo rasti të dëshmojnë për të vërtetën e kësaj rrahje të ndodhur sot në burgun e Prizrenit.

………………………………………………..

E konfirmuar, Zogaj: Stafi janë detyruar të përdorin mjete shtrënguese për të burgosurin në Prizren

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj i kontaktuar nga Indeksonline, ka konfirmuar rastin e ndodhur sot në burgun e Prizrenit.
Sipas Zogajt i burgosuri ka sulmuar fizikisht stafin e burgut ku më pas sipas tij këta të fundit janë detyruar të përdorin mjete shtrënguese si “pranga” në mënyrë që mos të lejojnë që situata të eskalojë.

“I burgosuri ka sulmuar fizikisht stafin dhe më pas ata kanë përdorur mjete shtrënguese për të parandaluar eskalimin e situatës”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij i burgosuri nuk është i lënduar rëndë dhe se hetimet janë duke u bërë dhe për gjithçka në lidhje me këtë rast do të njoftohemi me kohë.

“Sipas informacioneve ai s’ka lëndime të rënda, e ka sulmuar stafin dhe për mos me ardh deri tek më e keqja është dashur të parandalohet. Kaq kemi informata tani për tani”, ka thënë Zogaj.

Më Shumë

Dyshime për manipulim votash, policia konfirmon se po kryhen bastisje në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me...

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në...

Lajmet e Fundit