4.4 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Ja cilit futbollist shqiptar i është trefishuar vlera

Mesfushori ofensivë i kombëtares së Maqedonisë, futbollisti shqiptar nga Shkupi, Enis Bardhi, sezonin e fundit e kaloi në LA Liga të Spanjës te skuadra e Levantes.Bardhi verën e kaluar u transferua nga skuadra hungareze Ujpest te Levante për 1.5 milionë euro, kurse sipas statistikave të fundit, vlera e 23 vjeçarit është trefishuar.

Enis Bardhi është në kreun e listës së skuadrës spanjolle Levante, ku janë rreshtuar futbollistët që kanë shënuar ngritje të vlerës së tyre monetare në tregun e futbollistëve brenda një sezoni.

Sipas Observatorit të Futbollit “CIES” , Bardhi vlerësohej në 4.1 milionë euro në fillim të sezonit në LA Liga, ndërsa aktualisht vlera e tij kap shifrat prej 12.1 milionë euro në Spanjë.

Mesfushori shqiptarë ka regjistruar 1.580 minuta për Levanten, në të cilat ka dërguar 19 gjuajtje , prej të cilave ka shënuar 9 gola dhe një asistim.

Enis Bardhi në sezonin e tij të parë te Levante kishte 26 paraqitje në LA Liga, prej të cilave 16 në formacioni startues dhe po ashtu, është paraqitur edhe në 4 ndeshje në Copa del Rey me Levanten.

Vlen të theksohet se Enis Bardhi ishte golashënues i dyfishtë në fitoren e Levantes ndaj Barcelonës 5-4, në xhiron e parafundit të LA Ligas, ku shënoi njërin prej golave më të bukur të sezonit në Spanjë.

Ndërkohë ekipi i Levantes ka shtuar çmimin e saj për 30 milionë euro , pas ardhjes së trajnerit Pako Lopez. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Levante është skuadra e vetme në Spanjë, që i shkaktoi disfatën e vetme Barcelonës në sezonin e kaluar në La Liga. /Insporti.com

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit