11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

MMPH do të ndihmojë Suharekën për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e Parkut Kombëtar të “Sharri

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Komuna e Suharekës dhe Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me qëllim ngritjen e vetëdijes të qytetarët për mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e pikës turistike në Dolloc, pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Ministrja Albena Reshitaj, u shpreh e lumtur që ky memorandum po nënshkruhet në vendlindjen e saj, e që qëllim ka rritje e cilësisë së jetës së qytetarët e që do të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqënien e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Jam e lumtur që vij në vendlindje për të nënshkruar memorandume për të mirën e jetës së qytetarëve të komunës sonë për të rritur cilësinë e jetës së tyre dhe për të prekur pika shumë të rëndësishme me të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndet dhe mirëqenie”, tha Reshitaj.

“Ky memorandum ka të bëj me mirëmbajtjen e dy pikave turistike, komuna jonë së bashku me disa komuna tjera të rrafshit të Dukagjini prek edhe Bjeshkët e Sharrit dhe ka hapësirë për zhvillim të turizmit malor dhe ky projekt është një nismë e jashtëzakonshme për të vazhduar edhe më tej me projekte të tjera të cilat i kemi planifikuar për Bjeshkët e Sharrit për menaxhim të qëndrueshëm të dy parqeve nacionale, Bjeshkët e Sharrit dhe Bjeshkët e Nemura”, tha Reshitaj.

Sipas saj, kjo komunë ka dhënë shembull për menaxhimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale.

“Komuna e Therandës është duke e dëshmuar dhe jam shumë e lumtur që është duke dhënë shembull për të gjitha komunat e tjera sa i përket menaxhimit të mbeturinave, trajtimit të deponimeve ilegale të inerte dhe atyre të lëngëta”, shtoi Reshitaj.

“Shumë shpejtë do të filloj monitorimi i të gjithave komunave të Kosovës pasi që ne do të përcjellim edhe punën, sukseset edhe qëndrueshmërinë e asaj pune”, tha Reshitaj.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se komuna që ai drejtoj ka një numër të madh të projekteve qe do realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

“Planifikojmë që çdo fshat dhe vise malore të kenë parqe dhe një ambient e gjelbërim më të mirë dhe premtimet që janë dhënë kanë filluar të realizohen qysh në gjashtë mujorin e parë në qytetin e Therandës”, tha Muharremaj.

“I kemi edhe dy projekte që janë në bashkëpunim me JICA Japoneze të dy pikave turistike, në Delloc dhe Gradanc në fshatin Mushtisht, por nuk do te thotë që nuk do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm me turizmin malor”, shtoi Muharremaj.

“Falënderoj ministren për bashkëpunimin dhe punën që ka bërë për qytetarët të kenë një ambient të pstër dhe besoj që ndikuar pozitivisht dhe me rregullimin e pjesës më të madhe të gjelbërimit do të kemi ambient më të pastër”.

“Të gjitha këto projekte qëllimi kryesor është të janë në shërbim të qytetarëve dhe për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vendeve të reja të punës në qytetin e Therandës”, tha në fund Muharremaj.

Më Shumë

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit