11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ja kush do ta përbëjë Kryesinë e LDK-së, propozohet edhe Vjosa

Gazeta Blic ka arritur që të siguroj emrat e mundshëm për anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës, Rajoni i Prishtinës do të ketë më së shumti përfaqësues në kryesi, me katër anëtarë, e pasuar nga Rajoni i Pejës me tre anëtarë, nga katër kandidatë potencialë, nga Prizreni poashtu me tre përfaqësues e kështu me radhë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, disa nga udhëheqësit e LDK-së për ta futur në Kryesi e kanë propozuar edhe emrin e kundërkandidates së Isa Mustafës, Vjosa Osmanit, mirëpo ajo ende nuk e ka miratimin e kryetarit të partisë, Isa Mustafa, nëse do të kalojë apo jo.

Teuta Rugova, Lirie Kajtazi dhe Vlora Dumoshi, e kanë të sigurt hyrjen në Kryesi, derisa ende nuk është vendosur edhe për femrën e katërt, nëse do të jetë Teuta Sahatqiu ose Vjosa Osmani.

Në vazhdim Gazeta Blic ua sjell të plotë 29 propozimet, për 21 kandidatët e mundshëm për anëtarë të Kryesisë:

Rajoni i Pejës: Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala ose Armend Zemaj

Rajoni i Prizrenit: Anton Quni, Sali Morina, Sali Asllanaj ose Avdullah Hoti

Rajoni i Mitrovicës: Hysni Gërguri ose Sadri Ferati

Rajoni i Gjilanit: Lutfi Haziri dhe Lirie Kajtazi

Rajoni i Podujevës: Agimi Veliu dhe Skender Hyseni

Rajoni i Ferizajt: Ali Sadriu ose Muharrem Sfarqa ose Blerim Grainca

Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq: Naser Osmani

Rajoni i Prishtinës: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri

Rajoni i Gjakovës: Teuta Sahatqiu ose Luan Gola

Sfera Biznesit: Nexhat Dumnica ose Fadil Berjani

Femrat: Teuta Rugova, Lirie Kajtazi, Vlora Dumoshi, Teuta Sahatqiu ose Vjosa Osmani!

Më Shumë

Totaj: Ndërtimi i shtegut drejt Kalasë ruan trashëgiminë kulturore dhe rrit zhvillimin turistik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri të ditur se vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë...

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

Lajmet e Fundit