Jahjaga pranoi kredencialet nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi sot në një ceremoni të veçantë kredencialet nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin O’Connell për detyrën e re dhe e ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.

Në takimin pas ceremonisë, Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes britanike posaçërisht në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve, si dhe në luftimin e dukurive negative, që janë prioritete të të dyja vendeve.

Ambasadori O’Connell theksoi se përkrahja e shtetit të tij për vendin tonë dhe perspektivën e saj evropiane mbetet e palëkundur dhe se Britania është e interesuar të zhvillojë një relacion të fuqishëm dhe jetëgjatë me Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit