7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Jakup Krasniqi: Çka i thonë kësaj Kryeministër?

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ardhja e Aleksandar Vulinit në Dragash për të hapur zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Serbisë është agresion “paqësor” i Serbisë mbi Kosovë.

Krasniqi e ka bindjen se krejt kjo është duke u bërë me lejen e, siç ka thënë, dy Kryeministrave tanë dhe bazën e ka në bisedimet politike te Brukselit dhe marrëveshjes për koalicionin qeverisës “të arritur në Rashkë në mes të LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe”.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Çka i thonë kësaj Kryeministër?

Nuk e di nëse ju krerët e koalicionit qeverisës (Mustafa-Thaçi) i keni lexuar sot mediat të cilat po shkruajnë për vizitën e Vulinit (me këmishë të zezë) në komunën e Sharrit (Dragashit) për të hapur zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Serbisë. Sipas këmishëziut Vulin, i cili ishte i “kënaqur që tani jemi në gjendje të hapim zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (të Serbisë) për të punësuar njerëz të rinj”.

Kjo që po ndodh dhe jo vetëm më ketë rast nga përfaqësues të Serbisë në Kosovë, nuk është më pak sesa një agresion “paqësor” në Republikën e Kosovës. Ky agresion “paqësor” është duke u bërë me lejen e dy Kryeministrave tanë dhe bazën e ka në bisedimet politike te Brukselit dhe marrëveshjes për koalicionin qeverisës të arritur në Rashkë në mes të LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe.

Po me gjasë kjo nuk është fundi, vazhdimi do të jetë me operatorin e tretë mobil, bashkësinë e komunave serbe e pastaj do të vazhdohet me Liqenin e Ujmanit dhe Trepçën etj. Një gjë është e sigurt, krerët e koalicionit qeverisës, janë në pozicione për të mbrojtur vetëm veten e tyre dhe assesi nuk janë të interesuar ta mbrojnë interesin vital të Republikës së Kosovës.

Guri është duke u rrokullisur, Kryeministrat tanë nuk kanë energji për të penguar rrokullisjen! Mbase dëshirojnë ta vazhdojnë “bashkim vëllazërimin”! Ky ishte një kombinim fatal për qeverisje!

Më Shumë

Dislokimi i largpërçuesve në Prizren, punimet shtrihen drejt lagjes “Ortakoll”

Në Prizren po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës energjetike të qytetit. Pas largimit të shtyllave...

Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është...

Lajmet e Fundit