Plani i Dritan Priftit për t’u rikthyer në politikë

Pas spekullimeve të medias dhe publikut në rrjetet sociale, Dritan Prifti pranon publikisht angazhimin nën siglën e PSD-së së Skëndër Gjinushin për të mbështetur kandidatin e kësaj partie në Fier, Albert Çaçi.

Prifti ka shpjeguar në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” se ka plane që të rikthehet në politikë në zgjedhjet e vitit 2017.

Por, për t’u angazhuar sërish në politikën aktive, Priftit i duhet një bazë votash dhe krijimi i strukturave, të cilat po i arrin nëpërmjet kandidimit të Çaçit dhe Partisë Social Demokrate.

“Mbështetja për Bert Çaçin është një testim që unë do t’i bej elektoratit për pas 2 vjetësh, për rikthimin tim në Kuvend dhe Qeveri me zgjedhjet parlamentare. Kam synim që në një Bashki të vetme, nga 6 në qarkun e Fierit të siguroj një mandat deputeti. Dhe do t’a bej”, shpjegon ai.

Nga ana tjetër, ai parashikon një skenar negativ në këto zgjedhje për Partinë Socialiste duke shtuar se do të dalë e humbur me një firo prej 300 mijë votash.

“Këto zgjedhje i fiton Partia Demokratike, si parti. Partia Socialiste do të humbasë rreth 300.000 vota. Për Tiranen akoma nuk kam ndjesinë e duhur kush fiton, por Partia Socialiste ka zgjedhur më të keqin. Erion Veliaj ka kundër bazën e Partisë Socialiste, sepse ai mori pjesë në rrëzimin e Qeverise socialiste në vitin 2005 me lëvizjen Mjaft. Kur të kem mendim të pjekur për Tiranën do t’ju them”.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit