Java e 20-të e Superligës përmbyllet me Istogun që ballafaqon Vëllaznimin dhe me Yllin që pret Prizrenin

Sot mbyllet java e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Dy ndeshje do të zhvillohen, një përballje e fortë mes Istogut dhe Vëllaznimit, ndërsa Ylli pret Prizrenin, përcjell Klankosova.tv.

Përballja e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, mes Istogut dhe Vëllaznimit, nga ora 17:00.

Istogu pozicionohen i fundit në tabelë me 20 pikë të grumbulluara. Ata deri tash kanë numëruar një fitore e 18 humbjeve, kurse Vëllaznimi ka shënuar tetë fitore e 11 humbje. Në tabelë radhitet i pesti me 27 pikë.

Takimi i fundit i kësaj xhiro do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori”, mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, nga ora 19:00.

Ylli deri më tani ka shënuar 11 fitore dhe tetë humbje dhe numëron 30 pikë.

Proton Cable Prizreni radhitet i shtati në tabelë dhe ka 24 pikë. Ata kanë arritur pesë fitore e 14 humbje.

 

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit