15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Jazz-kitaristi kosovar nis turneun me Rhonda Rossin

“Harlem Stage” është një qendër e arteve performuese në New York, që ruan trashëgiminë e shumëllojshme artistike të Harlemit dhe ndikimin e pashlyeshëm që ka në kulturën amerikane. Të shumtë janë artistët me nam që ngjiten në këtë skenë.

Mbrëmjen e 14 shkurtit, “Harlem Stage”, qe nikoqire e një muzikanti nga Kosova. Jazz-kitaristi Faton Macula, e ka shoqëruar kantautoren Rhonda Ross, në një mbrëmje muzikore që i ka hapur rrugë turneut të përbashkët mes tyre. Ross, e cila është e bija e këngëtares legjendare, Diana Ross dhe producentit Barry Gordy, udhëheqës i “Motown Records”, ka bërë emër si artiste që eksploron ambientin social përreth saj duke trajtuar çështje mbi racën, gjininë, seksualitetin e spiritualitetin, nëpërmjet teksteve të këngëve të saja. Muzika e saj origjinale jeton ndërmjet tingujve jazz, funk e gospel, derisa në tekste përfshihen pyetjet e përgjigjet më të mëdha mbi jetën.

Koncerti i dyshes i mbajtur në “Harlem Stage” mbrëmjen e së mërkurës, është veç i pari që i ka paraprirë turneut të tyre.

“Më datën 14 shkurt, e patëm koncertin e parë dhe të gjitha biletat janë shitur. Koncertet e ardhshme do të bëhen publike në uebsaitin e saj dhe timin, sikurse edhe në rrjetet tona sociale si Facebook e Instagram”, ka thënë Macula

Më Shumë

Hodaj i LDK-së propozon ngritjen e një monumenti në Prizren për të nderuar solidaritetin e Kukësit në vitin 1999

Anëtari i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka iniciuar një nismë zyrtare për përkujtimin institucional të rolit historik të Kukësit gjatë...

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Lajmet e Fundit