7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Je e mirë me t’pre në fyt”, prizrenasi tmerron bashkëshorten, e kërcënon me prerje në fyt

Një rast mjaft i frikshëm i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku viktimë si në shumicën e rasteve rezulton të jetë një grua, e cila u kërcënua seriozisht nga bashkëshorti i saj. E keqja që iu kanos, përveç se ishte e rëndë dhe serioze, po qe se do të realizohej do të përfundonte tragjikisht.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën mbrëmë, pas mesnate, ku një grua u tmerrua nga bashkëshorti i saj .

Sinjali ka mësuar se si ndodhi ky rast i trishtë dhe ju sjellë të gjitha detajet më poshtë.

Konfliktit i parapriu një debat mes bashkëshortëve për problemet e mëhershme që burri kishte pasur me familjen e bashkëshortes së tij, e të cilave siç duket tentoi t’u jap fund, në mes të natës, duke kërcënuar të bijën e tyre.

Sinjali mëson se përderisa çifti ishte duke komunikuar me zë të lartë e britma pas mesnatës në shtëpi, situata u tensionua aq shumë saqë gruaja u përball me një kërcënim serioz për jetën e saj, kur burri i saj nxori thikën dhe e kanosi me prerje në fyt.

Një eskalim i tillë që s’kishte ndodhur asnjëherë më parë, përkundër problemeve, tmerroi gruan e cila u përballë me bashkëshortin që iu drejtua me fjalët: “Hala s’ke cofë ti bre robtë t’i q… çka je e mire me t’pre ty n’fyt, jo veç ty po edhe atë qenin tond”.

Ky kërcënim shkaktoi shqetësim e frikë te gruaja, e cila vendosi ta thërras Policinë, për të parandaluar një tragjedi që mund të përfundonte vet si viktimë.

Sipas burimeve të Sinjalit nga deklarata e gruas të dhënë para zyrtarëve policore pas denoncimit të rastit është kuptuar se çifti ka pasur probleme edhe më herët, për shkak të mosmarrëveshjeve që burri kishte me familjen e gruas.

Në rrëfimin e viktimës që e ka dhënë në Polici është përshkruar çdo detaj i këtij rasti të rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre, për çka ajo kërkoi ndihmë nga organet e rendit që ta mbrojnë nga dhuna që po pëson në familje.

Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për denoncimin e gruas së tij, por pavarësisht pendimit të tij, Prokuroria ka dhënë urdhër për ndalimin e tij.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë dhe do të hetohet për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit