8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Jep dorëheqje Isa Mustafa

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Dorëheqja e Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së erdhi pas rezultateve të dobëta të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje LDK deri tani ka 13,18 % apo 102 mijë e 616 vota. Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte renditur e dyta me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë, madje ky subjekt ka shënuar humbje edhe në disa prej komunave të cilat me vite kanë qenë bastione të saj. /Telegrafi/

Më Shumë

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit