13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Jeronim De Rada, nismëtar i çështjes shqiptare në qarqet intelektuale europiane

Emri më i ndritur në panteonin e figurave arbëreshe dhe një nga më të mëdhenjtë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në shek. XIX.

Kjo figurë nuk është simbol vetëm në botën e letrave shqipe por edhe në qarqet intelektuale europiane duke kontribuar për çështjen e Shqipërisë që asokohe gjendej në pushtimin e perandorisë osmane.

Nëse hedhim një vështrim mbi dokumentet e shek. XIX një pjesë e mirë e vendeve Ballkanike kishte dalë nga errësira e dominimit otoman. Pavarësia e këtyre vendeve kishte ndezur te shqiptarët iniciativën e kryengritjeve anembanë vendit duke kulmuar me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

?ështja më kryesore që shtrohej në platformën e Lidhjes shihej jo vetëm në suazën e një autonomie të varur nga Porta e Lartë, por gjithashtu paralelisht jepej prioritet aspektit kulturor –arsimor por mbi të gjitha Identitetit Kombëtar. Me gjithë rëndësinë që Lidhja pati dhe vendimet që ajo ndërmori, nuk mundi të mbijetonte pasi arriti të shtypej egërsisht nga politika represive e sulltan Abdylhamitit.

“ Në kushtet e obskurantizmit kulturor dhe të shtypjes së egër që ushtronte regjimi osman ishte thuajse e pamundur që lëvizja e rilindjes kombëtare shqiptare të lindte në Shqipëri. Ishte meritë e diapsorës sidomos asaj arbëreshe,që shfrytëzuar rastin e Lidhjes së Prizrenit (1878) arriti të lidhej organikisht me lëvizjen patriotike mbarëshqiptare me synimin e përbashkët për t’iu kundërvënë poilitikës ekspanioste të shteteve ballkanike e për të kërkuar autonominë politike e administrative të Shqipërisë” Francesko Altimari – Urat e Arbërit f.31

Një tjetër goditje kundrejt Shqipërisë ishte edhe Kongresi Berlinit, që me vendimet e mara në dëm të territoreve shqiptare, pra me copëtimin e tyre për t’iu dhuruar si trofè vendeve fqinje veriore Malit të Zi dhe Serbisë, do të provokonte te shqiptarët si brenda territoreve etnike por edhe atyre jashtë kufijve, një zemërim por dhe një vetëdije kombëtare. Kjo jo vetëm në popullatat por edhe në individë të veçantë, personalitete europiane, qarqe intelektuale duke denoncuar me anë të shkrimeve, pamfleteve kongresin në fjalë dhe politikat e monarkive europiane në dëm të çështjes shqiptare. Një prej këtyre zërave të fuqishëm ishte edhe Jeronim De Rada!!

“Ndarja ( copëtimi) i territoreve shqiptare, që iu dhanë veriut në Mal të Zi dhe Serbisë, si dhe në jug Greqisë, provokoi të De Rada një kundërshtim të hapur por aq edhe të fortë dhe zëri I tij nuk ngeli pa u dëgjuar. Shqiptarët e Shqipërisë, të stimuluar nga ai zë që vinte përtej bregut, e ripërtërinë dashurinë e tyre për mëmëdheun dhe shtuan nevojën për pavarësi. Diplomacia evropiane duhej të merrte në konsideratë fatin e ri. Është vërtet një fakt i paimagjinueshëm por real që një njeri i vetëm, një poet që jetonte I lidhur në një vend të vogël të Kalabrisë, arriti që me anë të veprës së tij personale, me betejën e tij të vazhdueshme, bëri që ti dëgjohej zëri për të drejtat e atdheut të origjinës pranë oborreve dhe diplomacive europiane” MICROPROVINCIA “ Revistë Kulturore, v.2003 FRANCESCO Solano f.218

Po kush ishte Jeronim De Rada?

I lindur në Macchia Albanese, Itali, në 29 nëntor 1814 që në hapat e para të rinisë së tij djaloshi De Rada do formohej jo vetëm në aspektin letrar por edhe atë filozofik dhe duke qene edhe një adhurues i iluminizmit. Gjatë studimeve në Napoli ( 1834) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore. Në 1848 ai nxjerr gazetën e parë shqiptare. Që nga viti 1861 Ai u bë një nga figurat më të spikatura në zë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Kryengritjet e armatosura të viteve ’30 të shek. XIX,do të nxisnin te De Rada një iniciativë në mendimin dhe përqasjen e tij karshi zhvillimeve politike që po ndodhnin në Shqipëri. Këtë Ai do ta përçonte dhe aktualizonte me anë të veprës së tij “ Erdhi dita e Arbërit” De Rada lëshoi i pari kushtrimin e atdhetarit të vërtetë për fatin e vendlindjes.

“ Për zgjimin e krenarisë kombëtare ai përdori historizmin. Evokoi dy moment: lashtësinë dhe luftën një shekullore të shqiptarëve kundër osmanëve. Në punimin “ hyjnitë e pellazgëve” 1843, poeti u përpoq të shpjegonte se një varg emrash të mitologjisë greke në të vërtetë ishin shqip, masi ato shpjegoheshin nëpërmjet shqipes dhe se pellazgët I kishin dhënë hua kulturës së lashtë greke një varg elementesh. Këtë ide Ai e rimori dhe e plotësoi në veprën “ Lashtësia e Kombit Shqiptar (1864) – Petrika Thëngjilli, Historia e popullit Shqiptar, v.2000, f.428

Epopenë e popullit shqiptar De Rada e evokonte në shkrimet e artikujve por edhe në bisedat që Ai bënte me njerëz të ndryshëm. “ I nisur nga devotshmëria për Shqipërinë e mjerë dhe të braktisur – siç do të deklaronte Ai vetë; bëri që të çelej një traditë që u ndoq nga gjithë letërsia Rilindjes, duke vënë si epiqendër figurën e Skëndrbeut si simbol të lirisë dhe shpirtit luftarak.

De Rada ishte ndër të parët që hodhi bazat e iluminizmit. Ai ishte i vetëdijshëm se pa arsim e pa kulturë, pa letërsi kombëtare nuk mund të ecej përpara, nuk mund të kishte të ardhme të kombit. Iluminizmi I De Radës ishte në shërbim të synimeve politike të rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai vetë pohonte se “ me një punë që vazhdon prej më tepër se gjysëm shekulli, ka rimëkëmbur gjuhën shqipe, me qëllim që të përgatisë ringjalljes ose rilindjen e pashmangshme të popullit të vet”.

“ Ndërkohë është në kontakt me studiuesit më të mëdhenj dhe njerzit më të ndritur, të kohës, si gjuhëtari i mirënjohur Stier, që ishtë edhe përkthyesi i tij i parë në gjuhën gjermane; poetesha e njohur e letrave shqipe Dora D’Istria, gjuhëtarët dhe etnologët Mayer, Benlow, Buchholtz, me poetët francezë Lamartine e Viktor Hygo dhe në mënyrë të veçantë me Federiko Mistral poetin e njohur që poeti nga Macchia e ndjente shumë afër shpirtërisht” ”MICROPROVINCIA “ Revistë Kulturore, v.2003 FRANCESCO Solano f.218

“ Në shtatë studimet për veprën e De Radës sërish nyja themelore është ura: ura midis romantizmit europian…urat midis letërsisë së De Radës dhe mendimit poetik – letraro europian…urat midis rilindësit arëbëresh dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare në vëndet fqinj dhe rolin e vetë shqiptarëve për shpalljen e ideve themelore të tij… urat midis ideologjisë albaniste pararilindëse dhe lëvizjes kombëtare të shek.XIX . Të gjitha keto ura kishin bërë që shqiptarët tashmë të kuptonin se ishin të vetët” Francesco Altimari – Urat e Arbërit f. 14

Me botimin e veprës “ Rapsodi të një poeme shqiptare” ( 1866) De Rada synonte të afirmonte kombin shqiptar në botën e jashtme. Ky botim i vlejti shumë çështjes shqiptare në opinionin e Europës pasi bëri të njohura virtytet më të shëndosha të popullit shqiptar. Gjithashtu me vargun e famshëm “ Erdhi Dita e Arbrit “e shkëputur nga poema “ Këngët e Milosaos” u transformua në një manifest nga Rilindja Kombëtare në ndërgjegjësimin e shqiptarëve për lirinë e vendit.

Figura e De Radës nuk mund të merret thjesht si një figurë simbol i një etniteti o një popullate! De Rada nuk është një mit, De Rada është një figurë emblemë e dy vendeve, dhe e një Populli! Ai çmohet për pragmatizmin e tij dhe themeluesin e ideve përparimtare gjë që bëri të mundur falë veprave letrare dhe kontributin e ti në veprimtaritë politike.

Më Shumë

MKRS-ja shpall thirrjen për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka shpallur thirrjen publike për projekt-propozimet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore...

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur. Të dyshuarit thuhet se janë...

Lajmet e Fundit