Në Prizren vihet gurëthemeli i shtatores së Skënderbeut

Sot me rastin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit në Prizren u bë vendosja e gurëthemelit të shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Projekti ka kushtuar 70 mijë euro dhe do të jetë i gatshëm në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Në ceremoninë solemne të vendosjes së këtij gurthemeli morën pjesë një numër i madh qytetarësh të Prizrenit, të prirë nga kryetari i Komunës Mytaher Haskukaj.

Ai me këtë rast tha se ky aktivitet bëhet së bashku me Trojet e Arbrit dhe se janë dakorduar që vendi ku do të vendoset shtatorja e Gjergj Kastriot-Skënderbeut të marrë emrin e kryetrimit të madh shqiptar, raporton Kosovapress përcjellë Klan Kosova.

Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve gjithshqiptar Ndue Oroshi vendosjen e gurthemelit për heroin më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, e ka quajtur një ditë të madhe për Prizrenin, teksa bëri të ditur se financimi i projektit do të bëhet nga Qendra Trojet e Arbrit.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit