12.3 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026

Jorginho flet hapur për Chelsean

Mund të jetë në planet e disa ekipeve të mëdha në merkaton e verës, por deklaratat e fundit duken shpresëdhënëse për pretendentet.Jorginho, mesfshori i Chelsea-t, ka folur për FourFourTwo në lidhje disa dyshime që ka patur në sezonin e tij të parë me blutë, kur në Londër ishte Sarri.

“Tifozët talleshin me mua vitin e kaluar, sepse kisha ardhur mme jë trajner tjetër. Kam dëgjuar shumë kritika të padrejta, por nuk i kam kundërshtuar në asnjë moment”, ka thënë Jorginho.“Përkundrazi më kanë dhënë forcë, sepse brenda meje e dija se e kishin gabim. Kështu kam punuar në heshtje, për të treguar se po gaboheshin. Në disa momente nuk ka qenë e lehtë dhe kam menduar të laargohem”.

Gjërat duket se janë përmirësuar me Lampard:

“Ka folur gjithmonë mirë për mua nga momenti që është kthyer në Stamford Bridge dhe kemi filuar të punojmë bashkë”.

“E falënderoj për sinqeritetin që më ka treguar publikisht. Nuk ishte i detyruar ta bënte dhe jo të gjithë trajnerët e bëjnë. Është një legjendë e klubit, kështu që njerëzit dëgjojnë ato që thotë. Nga ajo ditë kam dëgjuar se të gjithë kanë filluar të më shohin me një sy tjetër”.

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Delirium

Lajmet e Fundit