10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Juristët: Memorandumi i mirëkuptimit nuk është obligues

UP-rektoratiOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pritet të ngrejë padi kundër rektorit të universitetit “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, për moszbatim të memorandumit të mirëkuptimit për regjistrim të studentëve nga kategoritë e dala nga lufta.

Ky veprim, sipas zyrtarëve të Rektoratit, nuk do ta zmbrapsë Zejnullahun në vendimin e marrë disa ditë më parë, për regjistrim vetëm të kandidatëve që e kalojnë provimin pranues, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq një padi e tillë, sipas njohësve të çështjeve ligjore, nuk ka bazë, meqë memorandumi i mirëkuptimit nuk është obligues për një institucion. Sipas tyre, në këtë rast humbës do të dilte vetë OVL-ja.

Kryesia e OVL e UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka shqyrtuar këtë çështje dhe ka marrë vendim për padi në gjykatë ndaj rektorit Zejnullahu. Nëpërmjet një komunikate thuhet se padia do të bëhet për shkak se memorandumi nuk është respektuar në kohën sa ishte në fuqi.

Për këtë vendim të OVL-së zëdhënësi i Rektoratit, Durim Berisha, ka thënë se Universiteti e ka publikuar qëndrimin përkitazi me çështjen e adresuar.

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit