-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Juventus ëndërron transferimin ‘big’ në merkato

Juventusi ëndërron të kryej një transferim “big” në merkaton e verës. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, i cili ka shkëlqyer me fanellën e zikaltërve këtë sezon.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, mbrojtësi sllovak, është një ndër objektivat e mëdha të Juventusit të ri që po rindërtohet për të qenë sërish “padrone” e Italisë.

Image

“Zonja e Vjetër” synon të “blindojë” prapavijën ku kërkon të formojë për të ardhmen një dyshe ëndrrash Skriniar-De Ligt.

Gjithsesi, një operacion i tillë është shumë i vështirë, në mos i pamundur duke qenë se kontrata e 27-vjeçarit skadon në qershorin e vitit 2023, por edhe se drejtuesit zikaltër nuk do ta kishin ndërmend ta shesin sllovakun veçanërisht te një konkurrent direkt si bardhezinjtë nga Torino.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit në Serinë A, Skriniar është aktivizuar në 31 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe nuk ka dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.

Image

Më Shumë

Totaj i befasuar: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë

Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga...

Nisma mori 834 vota në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren  ka marrë 834 vota apo 1.17 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. Me këtë...

Lajmet e Fundit