A ka Haradinaj presion nga ndërkombëtarët?

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ai dhe Blloku nuk kanë presion nga ndërkombëtarët për të bashkëpunuar me kryeministrin, Hashim Thaçin dhe PDK-në, raporton Indeksonline.

“Askush që i ka ment nëpër kryeqendra nuk na detyron ne me bashkë qeverisë me atë që e ka pru Kosovën gjendjen çfarë e shpjegon Raporti i Progresit.

Të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë nuk vijnë me na thanë me bashkë qeverisë me të, pasi që ata vet e kanë shkruar atë raport”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj pas takimit që zhvilloi me antarët e tjerë të Bllokut nuk ka lënë pa dhënë kritika në drejtim të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçin, për të cilin ka thënë se, vendimet e fundit që është duke i marrë kanë bazë kriminale.

“Kryetari i Qeverisë në ikje, i cili është s’është më kryetar pasi që ai është deputet i zgjedhur zotëri Thaçi qeverisë vendin me 36 deputet, me një pakicë parlamentare, ndërmerr veprime, të gjitha këto veprime janë jo kredibile dhe besoni se kanë bazë kriminale. Sa i përket takimit, qëndrimi ynë ka qenë që nuk negociojmë me z. Thaçi, ne nuk kemi thënë që nuk përshëndetim me të, por nuk negociojmë, nuk është partnerë. Ky është premtimi parazgjedhor, pa PDK-në. Qëndrimi i VLAN-it është shumë i qartë dhe nuk ndryshon, dhe nuk ndikon me një përshëndetje”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit