Kadare nominohet sërish për çmimin Nobel për Letërsi

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, është sërish në mesin e të nominuarve për çmimin Nobel për Letërsi që do të ndahet gjatë këtij muaji.

Akademia suedeze po shqyrton 259 emra që kanë ardhur si propozime nga shtëpi të ndryshme botuese në botë.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale. Vepra e Kadaresë është përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja.

Çmimi Nobel për letërsi ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel, “Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal”.

Që prej vitit 1901, 110 njerëz e kanë fituar këtë çmim, prej të cilëve 13 kanë qenë gra. I vetmi autor me nënshtetësi shqiptare që është nominuar për këtë çmim vazhdon të jetë Kadare.

Vitin e kaluar Nobelin për Letërsi e fitoi shkrimtari francez, Patrick Modiano.

Laureatët e Nobelit të këtij viti do të marrin tetë milionë korona suedeze (rreth 950.000 dollarë ose 855,000 euro). /KosovaLive

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit