13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Kamioni i krimit

Prej 6 muajsh grupi i armatosur në Lazarat përgatitej për të sulmuar dhe luftuar policinë me qëllim rikthimin e gjendjes së mëparshme për kultivimin e hashashit në fshat.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, organizatorë të këtij grupi janë vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, edhe pse policia ende nuk ka mundur t’i arrestojë pasi ata mund të kenë arritur të dalin nga territori i fshatit.

Ndërkohë policia vazhdon shoqërimet e të rinjve në polici.

Shumica e tyre megjitthaë janë liruar pasi janë marrë në pyetje.

Operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosen dy kolege te tij, është përqendruar në rrethinat e fshatit.

Nga të gjitha kontrollet deri më tani policia nuk ka gjetur armë të tjera, ndërkohë që të gjitha gëzhojat ne vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor.

Efektivët specialë ranë në kurthin e agresorëve, të cilët kishin parapërgatitur terrenin.

Pasi prishën murin rrethues të një prej rrugëve hyrëse për në fshat me një kamion (NE FOTO), grupi i armatosur krijoi fushëpamjen e duhur për të qëlluar mbi efektivët specialë. Xhuliano Malo u përdor si karrem për të tërhequr policët ndërkohë që edhe pse ai përmendi disa emra, mes tyre Arbion e Alban Aliko, për dy vëllezërit ende nuk ka asnjë gjurmë.

Babai i tyre u ka bërë thirrje të dorëzohen. /Mapo/

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Totaj: Hasjanët dhe furraxhitë janë krenaria e Prizrenit – me punë dhe dinjitet do t’i japim përgjigjen më të mirë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit