9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Kanadaja kërkon të legalizojë marijuanën

Qeveria kanadeze do të prezantojë vitin e ardhshëm projektligjin që do ta bënte legale shitjen e marijuanës, njoftoi Jane Philpott, ministër i Shëndetësisë i këtij vendi.

Philpott u zotua se “do të mbajë marijuanën larg duarve të fëmijëve dhe fitimin larg duarve të kriminelëve”.

Nëse projektligji do të miratohet, atëherë Kanadaja do të bëhet njëri nga vendet më të mëdha Perëndimore që do të lejojë përdorimin masiv të drogës.

Edhe kryeministri Justin Trudeau ka këmbëngulur në legalizimin e marijuanës gjatë fushatës së tij, ndërsa tani kërkon që nga fjalët të kalojë në vepra.

Megjithatë, ministri Philpott shtoi se ka ende shumë punë në finalizimin e projektligjit që pritet t’i propozohet Parlamentit në pranverën e vitit 2017 dhe deri atëherë do të mbahen shumë takime.

Për rastësi, njoftimi erdhi më datë 20 prill, ditën jozyrtare të hashashit. Aktualisht në Kanada, përdorimi i marijuanës për arsye shëndetësore është i lejuar.

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Lajmet e Fundit