10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Kandidati i LDK-së për Suharekën viziton gratë e dëshmorëve: Detyrimi ynë ndaj dëshmorëve është i përhershëm

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka vizituar gratë e dëshmorëve.

 

Shala ndër të tjera ka thënë se detyrimi ndaj dëshmorëve është i përhershëm.

“Liria jonë kishte çmim tepër të lartë, për të cilën gjenerata të tëra kontribuuan, me penë e pushkë, me bukë e strehim, me ushtar e ushtare duke e bërë frontin e lirisë të pathyeshëm nga armiku. Sot, isha i nderuar të takoja gratë e dëshmorëve, me ç’rast shpreha nderimin për jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Shala në Facebook.

Sipas Shalës liria është vlerë të cilën e gëzojmë të gjithë, ndërsa mirënjohja institucionale për familjet e atyre që dhanë më të shtrenjtën për liri, duhet të jetë e qëndrueshme dhe e sinqertë.

“Vepra e dëshmorëve të kombit është vlera që i jep peshë punës tonë, përkushtimit dhe përparimit, për të cilin ata u sakrifikuan. Detyrimi ynë ndaj dëshmorëve është i përhershëm”, ka shkruar tutje ai.

Më Shumë

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit