2.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Kapet me substanca narkotike në Vërmicë, i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj të pandehurit D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit D.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“I pandehuri D.G., me datë 21 prill, pas mesnate në pikën kufitare të Vërmicës është gjetur se pa autorizim transporton me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca narkotike të dyshuar si kokainë, ashtu që gjatë kalimit nga Shqipëria për në Kosovë me automjet, pas ndalimit në pikën kufitare të Vërmicës dhe kontrollimit të detajuar nga zyrtar të policisë është gjetur në gjepin e majtë të pantallonave të të pandehurit një qese najloni brenda të cilës kanë qenë dhjetë qese të ndara me substancë të dyshuar narkotik të llojit kokainë me peshë 6.22 gramë., si dhe një qese najloni brenda saj dhjetë qese të ndara të dyshuar si narkotik të llojit kokainë me peshë 4.21 gramë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Detaje nga përplasja e dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet shoferja që dyshohet se e shkaktoi aksidentin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, kilometri i 27-të. Policia ka njoftuar se rreth orës 07:47 kishte...

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Lajmet e Fundit