Juventus, Agnelli pranë largimit

Presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli, ndonëse ditën e mërkurë konfirmojë qëndrimin në krye të klubit, ditën e enjte mediat italine shprehen se ai është pranë largimit.

Corriere della Sera raporton se në rast largimi të Agnelli-t, në krye të Juventus-it, familja Elkann, që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve, pritet të vendosi një tjetër kushëri të tyre, Alessandro Nasi-n.

Por, kush është Nasi?

Ai lindi në Torino dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në SHBA, aty ku edhe u arsimua për ekonomi dhe u trajnua në Wall Street nga bankat Merril Lynch dhe JP Morgan.

46-vjeçari më pas u rikthye në Itali, duke punuar për bizneset e familjes. Ai është zëvendëspresidenti i Exor, që drejtohet nga John Elkann-i dhe drejtori i Giovanni Agnelli B.V me qendër në Holand.

Nasi mban një profil publik të rezervuar. Deri para se të zyrtarizonte lidhjen me Alina Seridova-n, ish-partneren e Gianluigi Buffon-it, ai ishte totalisht jashtë vëmendjes mediatike.

Me Nasi-n pritet të nisë një projekt i ri te Juventus-i. Largimit të Agnelli-t do i bashkohet edhe dyshja Fabio Paratici dhe Pavel Nedved. Si zëvendësues të tyre, pritet të afrohen David Trezeguet-i dhe Alessandro del Piero.

Albanianpost.com

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit